
Artizanati në Gjirokastër, interes i lartë nga turistët, shqetësim punimet false
April 6, 2025Kjo javë përkon me festat e 7-8 marsit, ditë që u kushtohet mësuesve, nënave dhe grave. Me këtë rast artizanët e pazarit karakteristik të Gjirokastrës kanë nisur punën që këto kremtime të përjetësohen nëpërmjet punimeve dhe suvenireve të realizuara prej tyre me shumë finesë dhe imagjinatë.
Një prej tyre, drugdhëndësi Anastas Petridhi, thotë se interesi për të marrë të tilla suvenire është në rritje dhe më të preferuarat janë kryesisht punimet me dedikime qoftë dhe të personalizuara në forma dhe versione të ndryshme në varësi të dëshirës dhe preferencave të dhuruesit.
Artizanët në Gjirokastër kanë krijuar një fond të larmishëm në të gjitha evenimentet, ngjarjet e rëndësishme apo festat kombëtare duke u dedikuar nëpërmjet artit të suvenireve kujtime të pashlyeshme për ata që dhurojnë dhe marrin këto vepra arti.