Rituali Tradicional i Dasmës Gjirokastrite
Videoja e mëposhtme dokumenton rikrijimin e Ritualit Tradicional të Dasmës Gjirokastrite, një nga aktivitetet kryesore të projektit “Crafting the Future”, të realizuar në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans – CC4WBs, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga UNESCO.
Ky aktivitet solli në vëmendje një nga shprehjet më të bukura të trashëgimisë kulturore jomateriale të Gjirokastrës, duke rikthyer elementë të ceremonisë tradicionale të dasmës, veshjet, këngët, ritualet, rolet familjare dhe atmosferën karakteristike të qytetit. Përmes përfshirjes së komunitetit lokal, artizanëve, interpretuesve dhe brezave të ndryshëm, aktiviteti kontribuoi në ruajtjen, dokumentimin dhe transmetimin e këtyre traditave tek publiku i sotëm dhe brezat e ardhshëm.
Rikrijimi i këtij rituali nuk shërben vetëm si një dëshmi kulturore, por edhe si një mënyrë për të forcuar identitetin lokal, për të promovuar Gjirokastrën si qytet të trashëgimisë dhe për të nxitur interesin ndaj traditave, artizanatit dhe kujtesës kolektive të komunitetit.
Kjo faqe interneti u shërben artizanëve të qytetit dhe synon t'i përfaqësojë ata, të shfaqë punën e tyre dhe të dokumentojë zanatin e tyre me qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.








